Aktualitet

Operacioni i SPAK, reagon Rama: Mbështetje deri në fund!

Përmes një reagimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se ky operacion është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese.

Mes të tjerash ai thekson se do i japë mbështetje këtyre nismave deri në fund.

“Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!”, shkruan Rama.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për operacionin me 18 persona të arrestuar pas 32 urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK.

“8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë “arrest me burg”. Asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të. Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë”, shkruan Çuçi në Twitter.