Aktualitet Politikë

Opozita bllokon sërish foltoren/ Nikolla debat me deputetët demokratë! Bylykbashi: Do mbaheni mënd, keni shkelur kushtetutën brutalisht!

Sali Berisha ka bllokuar sërish foltoren e Kuvendit dhe u rrethua nga Garda. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ndërpreu senacën.

Noka: E mbani këtë parlament siç ju urdhëron sulltani i Surrelit.

Bylykbashi: Ju do të mbaheni mend si drejtuesja e Kuvendit që ka shkelur kushtetutën në mënyrën më brutale. Ajo që është për turp është se gratë po përdoren si çetë për të vrarë të drejtat kushtetuese.

Lindita Nikolla: Të të vijë turp për fjalët nuk keni të drejtë të ifendoni zonjat e nderuara të këtij Kuvendi. Ta heq të drejetën e fjalës. Nuk mund të intimidosh e as të frikësosh askënd.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha sot në seancë plenare se kjo histori me gjuhë të tillë duhet të marrë fund.

“Në të drejtë vajza gra deputete dhe anëtare të Qeverisë kanë ngritur sot një shqetësim. Unë do të shpresoja shumë që minimalisht vajzat gra deputete të opozitës të dilnin dhe të lexonin deklaratat e deputetit Berisha 3 ditë më parë. Kanë qenë të turpshme, të rënda, insinuata të paqena. Kam video për lloj-lloj maskarallëqesh që në moshën tënde është e paimagjinueshme.

Kuvendi nuk mund të ndalet këtu për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Aleanca e Grave të mblidhet nesër. Merreni dhe dëgjojeni dhe nëse ndonjë nga familja juaj e justifikon atë deklaratë atëherë në rregull jam unë. Duhet t’i japim fund një herë e mirë kësaj historie”, tha Balla.