Aktualitet Politikë

Opozita braktis seancën plenare, Basha: “Turp t’iu vijë”!

Seanca e sotme në parlament ka nisur plot tension mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe socialistit Taulant Balla.

Kërkesa e Petrit Vasilit i cili kërkoi sqarim se pse 4 deputetët e LSI nuk ishin përfshirë në komisonet parlamentare, ai kërkoi ndërprerjen që edhe LSI të përfshihej.

Mendimi i Vasilit solli edhe mbështetjen e Taulant Ballës, por kundërshtimin e Bashës.

Përbërja e komisioneve  solli debat të fortë mes tyre, ndërsa Basha iu drejtua ballës me fjalë:” Mos bëj dërr dërr po vijo punën aty!”, me një ton të ashpër.

Pasi Nikolla propozoi për të miratuar vetëm Byronë e Kuvendit ditën e sotme dhe miratimit nga shumica e deputetëve, Basha iu drejtua me një gjuhë të ashpër, ndërsa më pas braktisi sallën bashkë me demokratët.

“ E keni nisur mbarë duke shkelur rregulloren, merr urdhër si ushtare, turp të të vijë, e çfarë pushteti ke, çfarë mendon se është kjo, me çfarë pushteti?! Je manekine, merr urdhër nga ai që s’duhet të ishte në sallë”, iu drejtua Basha Nikollës.

Basha i shoqëruar me Agron Gjekmarkaj ka lënë sallën dhe ka shkuar në selinë e PD-së.