Love & Sex

Orgazma nuk shkakton vetëm një çlirim fizik, por edhe një çlirim shpirtëror…

A keni dëgjuar ndonjëherë për termin “la petite mort”?! “La petite mort” vjen nga frengjishtja, që do të thotë vdekja e vogël dhe si shprehje ka kuptimin ‘humbje ose dobësim i shkurtër i vetëdijes’. Filozofët kanë sugjeruar që kjo thënie flet për ‘humbjen psikologjike’ që pësohet pas seksit. Orgazma nuk shkakton vetëm një çlirim fizik, por edhe një çlirim shpirtëror.

Të tjerë argumentojnë se “la petite mort” i referohet diçkaje më të mirëfilltë, ideja se një orgazmë na sjell pak më afër vdekjes. Sigurisht, lidhja kulturore midis vdekjes dhe seksit ekzistonte shumë përpara se “la petite mort” të hynte në leksikun francez. Aristoteli besonte se orgazmat i bënin gratë të paafta për të mbajtur fëmijë. Gjatë historisë, nga koha mesjetare deri në epokën viktoriane, mjekët kishin frikë se forca jetësore e dikujt mund të “konsumohej” duke bërë seks.

Ndërkaq, instruktorja e jogës Karolin Tsarski nga Estonia, zbuloi se ajo mund të përjetojë një orgazëm në pak sekonda, duke përdorur vetëm mendjen e saj. Ajo pretendon se ishte në gjendje të stërviste mendjen e saj për të arritur kulmin pa përmbajtje pornografike ose pa partner seksual. Instruktorja estoneze e jogës ka kaluar 10 vjet për të përsosur orgazmën e saj pa stimulim.

Joga dhe stërvitja e ndihmuan atë më së shumti në këtë. Shkenca dhe njerëzimi çdo ditë po bëjnë hapa drejt kuptimit më të thellë të orgazmës femërore dhe së fundmi një grup hulumtuesish kanë zbuluar atë çfarë ata besojnë se është mënyra më e mirë për t’i kënaqur gratë. Duket se orgazmat mund të mos kenë të bëjnë asgjë me anatominë e gruas apo aftësinë për të performuar në shtrat.