Celebrities Music Pardon My French Showbiz

Orgito Dapa dhe Ëngjëll Hoxha zbulojnë në TAR gjithçka rreth planeve të tyre për një ‘stand-up comedy’ dhe jo vetëm kaq…

Sot të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë aktori i njohur për rolet e tij në “Portokalli” dhe paroditë në rrjetet sociale, Ëngjëll Hoxha dhe muzikanti 17-vjeçar, Orgito Dapa. Të dy ata kanë treguar në Top Albania Radio se si janë njohur me njëri-tjetrin dhe se cilat janë projektet që ata kanë në plan të zhvillojnë të dy së bashku. Gjatë të gjithë intervistës nuk kanë munguar edhe performancat live nga Orgito dhe Ëngjëlli ku nën tigujt e kitarës ata kanë interpretuar dhe kënduar disa këngë së bashku me Jonidën dhe Elonën.

Aktori Ëngjëll Hoxha gjithashtu tregoi edhe arsyen se pse ka hequr dorë nga emisioni i humorit “Portokalli”.

Të them të drejtën unë kam hequr dorë nga “Portokallia” dhe tani jam bërë trader. Jam diplomuar dhe licensuar. U shkëputa nga “Portokallia” për Trading. Do bëj edhe një serial për Forex dhe Trading, ku kam edhe rolin e aktorit kryesor. Nuk i mbaja dot të dyja jo.

Orgito dhe Ëngjëlli janë mjaft të njohur edhe në rrjetin social TikTok, i cili përdoret shumë nga të gjithë por a kanë prfitime ata nga kjo platformë? Ëngjëlli ka treguar se:

Ka përftime, jo nga shikimet por nga sfidat e ndryshme.

Nga ana tjetër Orgito, këngëtari 17-vjeçar ka treguar se këngët e tij i krijon vetë madje ka zbuluar gjithashtu se një prej këngëve të tij që është bërë ‘trend’ në TikTok dhe numëron me mijëra views ka nisur si një version akustik për në të njëjtën platformë por më pas ka qenë reperi Elai ai që i ka bërë një share dhe ‘tag’ në rrjetin social Instagram. Pse ka pranuar Orgito të bashkëpunojë për një ‘stand-up comedy’ me aktorin?

Është një artist që bën humor, shumë poztiv.

Në lidhje me krijimin e kësaj ‘stand-up comedy’ vetë aktori Hoxha ka treguar edhe qëllimin e tij kryesor.

Ne duam t’i dhurojmë buzëqeshje publikut, atë që i mungon. E bëjmë për qejf, për të argëtuar njerëzit. Do e provojmë një ‘stand-up comedy’.

Ëngjëll Hoxha gjithashtu ka zbuluar se është duke punuar edhe për një shfaqje në teatër ku edhe Fatma Haxhialiu do të jetë pjesë e kastit të aktorëve.