Celebrities Gossip Showbiz

Ori Nebijaj ka disa fjalë për rikthimin e Bora Zemanit në “Për’Puthen”!

Të premten e kaluar në spektaklin “Dancing with the Stars”, ku moderatore tashmë të gjithë e dimë që është Bora janë zbuluar disa surpriza, ku një prej tyre është se Bora na la të kuptojmë se do të rikthehet si moderatore në “Për’Puthen”, pas largimit të Ori Nebiajt. E duket se kështu ka ndodhur, pasi vetëm pak më parë Bora ka postuar disa foto në Instagram nga studio e emisionit, ku ka treguar se tani e tutje do të jetë edhe moderatore e “Për’Puthen”.

E kështu nuk mund të mungonte as reagimi i Orit për këtë rikthim të Borës. Ori ka postuar një foto në Instastory, ku na tregon se është duke e parë programin nga shtëpia e saj dhe ka shkruar disa fjalë vlerësuese për Borën, ku dhe shprehet se është shumë e lumtur për rikthimin e saj në “Për’Puthen”.

E lumtur që rikthehesh në shtëpinë tënde! Përputhen është padiskutim identiteti yt! Suksese të gjithëve!

Më pas edhe Bora e ka ripostuar Instastoryn e Orit, ku dhe ka shkruar:

Ori më bëre të mos shkëputem asnjëherë, duke të ndjekur edhe ty me shumë kënaqësi çdo ditë! Shkëlqe ashtu siç di ti edhe në misionin tënd të ri

 

Dihet tashmë për të gjithë se Bora është moderatorja e spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars” së bashku me moderatorin e njohur, Eno Popi. Të premten e kaluar ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishte performanca e Kledi Kadiut, i cili dihet që është edhe kryetari i jurisë. Kanë qenë të shumta komentet dhe vlerësimet e personazheve VIP për të e nuk mund të mungonte as komenti i Borës, e cila ka ripostuar një video të performancës së tij dhe ka shkruar vlerësimin e madh që ka për të.