Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Ori Nebijaj zbulon në Top Albania Radio nëse do të jetë pjesë e televizionit vitin e ardhshëm!

Ditën e sotme në “Pardon My French” ishte e ftuar Ori Nebijaj në një lidhje telefonike. Ajo diskutoi mbi shumë tema interesante, teksa u shpreh edhe për angazhimin e saj në politikë si edhe për rikthimin gjatë kësaj vere të emisionit “Pushime On Top”.

Lidhur me përfshirjen e saj në politikë, duket se Ori e ka marrë mjaft seriozisht. Ajo shprehet se do të vazhdojë të angazhohet me politikën dhe si një profesioniste e vërtetë tregon se kjo gjë nuk do të ndodhë thjesht për dëshirën e saj, por edhe për shkak të atyre që e kanë mbështetur.

Padiskutim që do të vazhdoj me politikën. Tanimë është detyrim, jo thjesht synim. Është një mbështetje shumë e madhe që dua apo nuk dua, unë s’mund ta lë mënjanë. Kur nisi nuk e mendova kaq shumë, por në përfundim pashë sa shumë persona më kishin besuar…

Ori u shpreh edhe lidhur me emisionin “Pushime On Top”. Ajo shpjegon se është një emision i integruar, duke përfshirë moderimin dhe jo vetëm. Ori mendon se ky emision i përshtatet më së miri, teksa ajo nuk është një moderatore e tillë që ka komplekse me pamjen përpara kamerave.

Por si shprehet moderatorja lidhur me kolegun e saj, Flori Gjini? Ajo tregon se “Pushime On Top” nuk do të kishte kuptim pa të. Ndërsa, Isli Islami, një tjetër koleg i saj, ndoshta do të jetë pjesë e emisionit me një intervistë të flaktë, siç u shpreh Ori.

Momenti kulminant i intervistës, ishte sigurisht teksa Ori u pyet nëse do të jetë pjesë e televizionit vitin e ardhshëm. A do ta përfshijë angazhimi në politikë moderatoren tërësisht, apo ajo do të vazhdojë të shfaqet në televizion? Këtë e zbulon vete Ori Nebiaj në “Pardon My French”.

Po, patjetër që do të jem pjesë e televizionit sezonin tjetër!