Celebrities

Ori Nebijaj do të largohet nga “Wake Up”?! Moderatorja nxit dyshimet në “Më lër të flas”!

E ftuar në pjesën e parë të “Më lër të flas” ditën e sotme ishte Ori Nebijaj, për të na zbuluar shumë për karrierën e saj dhe jo vetëm. E pyetur lidhur me angazhimin e saj në politikë, Ori u shpreh si më poshtë.

Unë politikën e kam lënë krejtësisht në gjumë sepse nuk shoh asnjë cep ku mund të angazhohem.  Unë nuk jam pjesë as e Bashës, as e Berishës. Do më pëlqente që Partia Demokratike të kishte një lider që përfaqëson demokratët, jo një lider që ka kryer ciklin e vetë, duhet një lider që përfaqëson demokratët dhe shqiptarët. Nuk e them dot që kam hequr dorë. Për sa kohë këta janë duke u zënë si gjelat për interesat e veta dhe karriget e veta…

Ndërkohë, Ori tregoi edhe për “Wake Up” programin që bën prej 5 vitesh në Top Channel, e teksa u shpreh me fjalën më të mira për kolegun e saj, Islin, Ori nxiti dyshimet në lidhje me largimin e saj të mundshëm nga ky emision sezonin e ardhshëm.

Unë kam një koleg shumë të mirë në “Wake Up” prej pesë vitesh. Isli është aq korrekt dhe i përgjegjshëm. Unë sezonin tjetër, po shoh që ta lë në të pestin, apo të vazhdoj vitin e gjashtë…

Një tjetër program që Ori bën me shumë sukses gjithashtu është edhe “Pushime On Top”, që do të vijë me një tjetër sezon premtues.

Flori ende nuk ma ka konfirmuar që do jetë në këtë sezon të pestë të “Pushime On Top”. Edhe për mua, edhe për Florin është drithëruese, sepse ne e dimë sa emision impenjativ është, por jemi të lumtur sepse ia dolëm që me shumë punë dhe dedikim të fitonim dashurinë e të gjithë shqiptarëve që na ndjekin dhe që e duan Shqipërinë. Ka shumë shqiptarë që nuk kanë mundur të shohin vende të Shqipërisë. Do jetë një rubrikë shumë e këndshme që do të vijë për herë të parë, do të vijë nga një vajzë shumë simpatike, Irini, e cila do të ketë një rubrikë shumë të bukur që lidhet me aventurat e të rinjve. Do të fillojë me 4 korrik dhe do të jetë deri në të premten e fundit të gushtit.