Gossip Showbiz

Orinda Huta: “Nuk kam dashur ta di gjininë e fëmijës…”

Pak javë më parë, çifti më i dashur i publikut, Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë bërë prindër për herë të parë të një vajze të quajtur, Atara. Si gjithmonë, ky çift bën ndryshimin nga të tjerët dhe ata vendosën të mos i rezervojnë fotot e të voglës së tyre nëpër rrjete sociale. Duket se treshja po kalojnë ditët më të bukura të tyre, ata po e shijojnë në maksimum ardhjen në jetë të bijës së tyre. Sigurisht që në postimet e tyre nuk mungojnë notat e humorit…

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte padyshim babyshower-i super i bukur i realizuar nga të dy, por ajo që u vu re ishte se nuk kishte një festë mbi zbulimin e gjinisë së vogëlushes. Një trend ky shumë i përdorur dhe preferuar nga çiftet e reja që presin fëmijën e tyre të parë dhe jo vetëm.
Në një bisedë virtuale mes Orindës dhe fansave të saj, njëri prej tyre e kishte vënë re si detaj dhe e pyeti se kur kishte zbuluar gjininë e vajzës së saj.

Huta tregoi se ajo nuk dëshironte ta zbulonte gjininë e fëmijës së saj, dëshironte ta mbante të fshehtë deri në lindje, por Turi nuk e pranuar diçka të tillë pasi për ditëlindjen e saj ai i kishte dhënë lajmin e bukur se do të bëhen prindër të një vajze. Si dhe Orinda ka postuar një foto nga ky moment.