Celebrities Showbiz

Orinda Huta publikon pamjet emocionuese nga ardhja në jetë e Atarës!

Rreth një jave më parë, moderatorja dhe këngëtarja e njohur Orinda Huta u bë nënë e një vajze, të cilën e ka quajtuar Atara.
Ndër personazhet e famshëm, duket se është bërë trend për nënëat të postojnë dhe të ndajnë me ndjekësit e tyre pamje nga shtatëzania dhe nga lindja, qoftë ajo në kushte shtëpie apo në sallën e maternitetit.
Me anë të një postimi të bërë nga vetë Orinda në llogarinë e saj në Instagram, krahas fotove nga lindja e së bijës, ajo ka shkruar dhe ndjesitë e saj në ato çaste, të cilat na kanë emocionuar të gjithëve.

Ishte një pritje e ëmbël e bekuar! Mora qetësinë për të cilën kisha nevojë.

Si dhe me anë të një postimi tjetër ajo i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla Atarës, duke treguar se Orinda është lutur për të patur një fëmijë.

Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë shikoj dhe falenderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës…