Celebrities Gossip Showbiz

Orinda Huta tregon trupin pas lindjes dhe duket me të vërtetë në super formë!

Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër të një vajze në 15 korrik të këtij viti. Lajmin e bukur e dha vetë Turi me anë të një Instastory ku tregoi krevatin e vajzës të mbuluar me kukulla dhe zbuloi emrin e veçantë që i kanë vendosur gjithashtu. Bebushja e tyre quhet Atara Hysko.

E megjithëse ka kaluar vetëm kaq pak kohë nga lindja e vajzës duket se kjo gjë nuk ka ndikuar fare në trupin e Orindës i cili duket se është në super formë. Me anë të një video në Instastory prezantuesja veshur me një fund të shkurtër dhe ‘crop top’ na ka mahnitur me linjat e saj.

E teksa mami Orinda ndan me ndjekësit e saj disa momente me vajzën, duket se ndjekësit nuk humbin rast për t’u treguar kritikë dhe kjo gjë e bezdis prezantuesen bukuroshe, ku jo pak herë reagon ndaj këtyre ndjekësve.

Së fundmi,  me anë të një Instastory Orinda dha një mesazh shumë të fuqishëm për nënat e reja duke kritikuar të gjithë ndjekësit që paragjykojnë nënat që nuk ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri.