Celebrities Gossip Showbiz

Orinda na ëmbëlson ditën me fjalët më të bukura për të bijën!

Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bekuan për herë të parë me një vajzë në 15 korrik të këtij viti. Ata e pagëzuan vajzën e tyre me emrin Atara dhe tanimë vogëlushja është dashuria më e madhe e çiftit.

Vetëm një javë pas lindjes duket se mami Orinda nuk i reziston dot vajzës së saj, duke i dedikuar fjalët më të ëmbla. Me një postim në llogarinë e saj në Instagram ku ka publikuar një seri fotosh nga festa e mirëseardhjes së Atarës në jetë, prezantuesja i ka shoqëruar me mbishkrimin:

Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falenderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. ATARA jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tonë 14-vjecare.

Jo vetëm Orinda, por as Turi nuk ka rezistuar dot pa treguar vogëlushen e tij në Instagram, teksa shfaqet duke e mbajtur në krahë dhe pa ngurrim ka zbuluar dhe portretin e saj. Ashtu siç vetëm moderatori di, e ka shoqëruar me një mbishkrim shumë ‘funny’, teksa ka përmendur dhe aplikacionin që ka fiksuar të madh e të vogël, TikTok.

Atara lëre TikTok-un, vrap gjumë tani! 

Epo, duket se Atara nuk do që prindërit e saj të flejnë, por t’i kushtojnë gjithë vëmendjen vetëm asaj!