Celebrities Gossip Showbiz

Oriola Marashi bën lajmërimin e rëndësishëm në lidhje me mamanë e saj!

Oriola Marashi është një nga modelet më të përfolura dhe të sukseshme shqiptare. Bukuroshja ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për fotot e saj mjaft provokuese që publikon në faqen e saj në Instagram.

Vetëm pak më parë Oriola me anë të një postimi në Instastory bëri një lajmërim shumë të rëndësishëm në lidhje me mamanë e saj, Xhoi Jakaj, e cila është gjithashtu një figurë publike. Mesa duket Instagrami i saj është vjedhur nga persona të tjerë ende të pazbuluar dhe Ori ka dashur që ti lajmërojë të gjithë ndjekësit, duke shprehur se çdo postim qoftë foto, video ose diçka tjetër nuk është publikuar nga mamaja e saj.

Instagrami i mamit tim është vjedhur! Çfarë do lloj gjëje që do postohet në profil, nuk është e postuar nga dora e saj!

Oriola shpesh poston foto nga përditshmëria e saj dhe nga jeta e saj si një modele. E së fundmi fotoja e publikuar në Instastory na ka bërë të gjithëve shumë kurioz. Oriola ka postuar disa trëndafila të kuq gjatë një darke dhe siç të gjithë e dinë këto trëndafila simbolizojnë dashurinë e kështu janë ngritur dyshimet se mos ndoshta modelja po na tregon se mund të jetë në një lidhje dashurie. Ende nuk kemi diçka tjetër për ta konfirmuar, por nëse është e vërtetë, kush vallë mund t’ja ketë vjedhur zemrën Oriolës?