Celebrities Gossip Showbiz

Oriola Marashi mahnit me parakalimin e saj në tapetin e kuq të Amfar!

Oriola Marashi është një nga modelet më të përfolura dhe të sukseshme shqiptare. Bukuroshja ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për fotot e saj mjaft provokuese që publikon në faqen e saj në Instagram.

Ajo prej vitesh është bërë imazh i “Guess”, ndërkohë që ka bërë arritje të madhe edhe jashtë Shqipërisë. Teksa modelja shpesh është përfolur për përdorim të ‘photoshop’ duket se në paraqitjen e saj më të fundit në tapetin e kuq të Amfar ku ka qenë e ftuar i ka dhënë fund një herë e mirë këtij diskutimi. Oriola ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një ‘video’ ku teksa shfaqet e veshur me një fustan madhështor, hiret e saj kanë arritur të tërheqin vëmendjen e të gjithëve.

Por duket se Oriola na ka treguar dhe një tjetër talent të sajin. Teksa ndodhej në Venecia, në një performancë me piano zëri i Oriolës na ka lenë pa fjalë. Video-ja e saj i ka surprizuar mjaftueshëm ndjekësit që nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë duke kënduar.