Celebrities Showbiz

Oriola Marashi sapo na ‘prezantoi’ me një nga arritjet më të mëdha në karrierën e saj!

Oriola Marashi është një nga modelet më të përfolura dhe të sukseshme shqiptare. Bukuroshja ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për fotot e saj mjaft provokuese që publikon në faqen e saj në Instagram.

Ajo prej vitesh është bërë imazh i “Guess”, ndërkohë që ka bërë arritje të madhe edhe jashtë Shqipërisë. Modelja e njohur së fundmi ka publikuar disa imazhe nga Venecia, në të cilat ka marrë vëmendjen e të gjithë ndjekësve, teksa tregon në prapaskenë Billboard-et ku ndodhet si ikonë e markës së lartpërmendur. Krahas fotografive të postuara, ajo shkroi:

12 orë në Venecia. O Zot i madh, nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që kam kur shoh veten në këto billborde të mëdha. Gjithçka që më duhet të them është se puna e vështirë shpërblehet, por duhet të jesh shumë me fat për të kapur momentin. Jam shumë e lumtur që pata mundësinë të provoj veten se gjithçka është e mundur kur e ëndërron! Faleminderit Zot, faleminderit! 

Por duket se Oriola na ka treguar dhe një tjetër talent të sajin. Teksa ndodhet në Venecia, në një performancë me piano zëri i Oriolës na ka lenë pa fjalë. Videoja e saj i ka surprizuar mjaftueshëm ndjekësit që nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë duke kënduar.

@topalbania_radio

Zëri i Oriola Marashit ishte ajo që na duhej për të zbukuruar ditën! 🥰 @oriolamarashi . . . #topalbaniaradio #topalbania #topradio #tar #radio #radiokombetare #radiolover #uamamitopalbania #newpost #oriolamarashi

♬ original sound – Top Albania Radio