Art & Kulturë

Oscar dhe politikë anti-Trump

Në prag të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, atmosfera është e nxehtë dhe nga pikëpamja politike. Presidentit amerikan Donald Trump do t’i duhet të përballet me protesta të reja. Policia ka marrë masa duke blinduar zonën përreth Teatrit “Dolby” në Los Angeles. Por, në skenë është diçka tjetër pasi askush nuk mund t’i ndalojë yjet hollivudianë të kritikojnë shefin e Shtëpisë së Bardhë. Provat i dha e para aktorja Meryl Streep kur në janar foli kundër Donald Trump-it nga skena e Golden Globes.