Rajoni

Osmani dhe Kurti bashkë në zgjedhje!

Vjosa Osmani garon në listën zgjedhore të Vetëvendosjes. Për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë, partia e Albin Kurtit vendosi të përfshijë në këtë listë dhe iniciativën politike të Presidentes në Detyrë. Pasi sigluan akordin, Kurti e Osmani deklaruan se “Marrëveshja është për një shtet me drejtësi e pa korrupsion” ndërsa u shprehën të bindur në fitore.

Osmani u shpreh se ajo kërkon të rilegjitimohet posti i Presidentit të Republikës.  Ndërkaq, lista e përbashkët do të dorëzohet më 16 janar.

Presidentja në detyrë dhe unë, ish-kryeministri, me subjektet tona politike, do të na gjeni në të njëjtën vend dhe për të njëjtën qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, të cilën sapo e nënshkruam këtu para jush”, ka deklaruar Kurti. Ai ka pretenduar se përpara vetes kanë shumë punë, “por edhe një fitore të madhe”.