Celebrities Gossip Showbiz

Pa komplekse! Beatrix Ramosaj zbulon operacionin plastik që ka bërë: “Mami më tha, të duken që prej avionit”

Pak më shumë se një muaj prej fillimit të tij dhe programi më i dashur në Shqipëri “Big Brother VIP” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe të gjithë janë kurioz se çfarë do të ndodhë brenda shtëpisë çdo ditë e më shumë. Dhe banorja më e re është pikërisht ajo që prej kohësh po përflitej, bukuroshja, Beatrix Ramosaj.

Teksa ka shumë kuriozitet për jetën e saj private, bukuroshja ka rrëfyer së fundmi pa asnjë kompleks në operacion të sajin në trup. Teksa banorët po diskutonin për vajzat natyrale, Graniti ngriti pyetjen nëse janë pro silikonit. Bukuroshja zgjodhi të përgjigjet duke u treguar shumë e sinqertë.

Unë bëra gjoksin dhe i thashë mamit, isha më e vogël para pesë viteve, i thashë mamit: O mam, kur të më pyesin nëpër intervista, t’i them që s’e kam bërë? “Ti loçkë, duken prej avionit”, tha.

Trixa, gjithashtu tregoi pa ngurrim se ka plot 5 vite, pra që kur ka qenë në moshën 22- vjeçare që e ka bërë atë operacion.

Trixa para pak ditësh, ka rrëfyer te dy djemtë e shtëpisë, Donaldi dhe Graniti historinë me ish- partnerin e saj. Gjatë bisedës me ta Trixa na ka zbuluar disa detaje që ne nuk i dinim më parë. Këngëtarja  ka pranuar se është dashuruar vetëm një herë, pavarësisht se ka dalë më shumë djem. Ajo gjithashtu u shpreh se pas ndarjes i duhet shumë kohë që ta marrë veten. Trixa tregoi se ka qenë e lidhur për 3 vite me të.

E teksa e gjithë familja e saj është e njohur, nuk mund të mungojë vëmendja tek vëllai i saj, Albani. Trixa edhe pse ka pak ditë brenda shtëpisë së “Big Brother” ka treguar shpesh anën e saj të ndjeshme për sa i përket familjes. Bukuroshja shpesh përlotet nga mungesa për ta dhe këtë gjë e shpreh shumë. Mirëpo, dukeqenëse nuk ka shumë që nga hyrja e saj brenda shtëpisë, kjo gjë është kritikuar duke thënë se është shumë shpejt për t’u prekur.

Rreth këtyre fjalëve ka reaguar Albani, i cili me anë të një video ku shfaqet së bashku me Trixa-n ka bërë një dedikim shumë emocionues për këtë të fundit.