Sot Nuk Është e Hënë

“Pa pikë, pa presje”, libri i shkruar ëmbëlsisht në gegnisht nga Ardian Ndreca vjen tek ju me një super ulje

Për të gjithë ju që nuk e njihni, Ardian Ndreca është figurë e shquar i shtypit të shkruar, një editorialist nga Shkodra, mjaft i vlerësuar. Ka qenë i pranishëm në shtypin shqiptar me artikuj kritikë, polemika dhe shkrime të natyrës historike. Fushat e tij të studimit në lëmin e filozofisë janë kryesisht idealizmi gjerman, ekzistencializmi si edhe filozofë të ndryshëm bashkëkohorë. Ka botuar një seri artikujsh filozofikë në revista të specializuara.

Në “SNËH“, këtë të hënë do të trajtohet libri i tij i botuar në vitin 2020, i quajtur “Pa pikë, pa presje”. Një libër ku ai duket se ka dhënë pak nga shpirti i tij, një libër nostalgjik, një rrëfim i një djaloshi që na kthen pas në vitet ’80. Por çfarë nënkupton ai me ‘pa pikë, pa presje’ sipas autorit?

Pa pikë pa presje domethanë me nji frymë, me vetëdije dhe i pranishëm ndaj vetvetes.

Nga ana tjetër, Koloreto ka një arsye shumë të fortë pse ka përzgjedhur këtë herë një libër që na flet për kujtimet dhe lumturinë e parë nga pikëpamja e një fëmije.

Autori është një personazh i shtypit të shkruar, një editorialist që unë e vlerësoj shumë. Ky libër është i shkruar me një gegnishte të bukur dhe të ëmbël. Kjo është arsyeja e parë pse e zgjodha. Arsyeja e dytë është sepse flet për një fëmijë shqiptar që ka jetuar në vitet ’80. Shfaqet bota e parë nga syrë e këtij fëmije para kaq shumë vitesh në qytetin e Shkodrës. Ai tregon për këndvështrimin e tij të jetës dhe lumturisë, memories. Mënyra se si e ka parë botën është intriguese për mua personalisht.

Këtë libër kaq të bukur mund ta bëni tuajën menjëherë falë një uljeje fantastike që mundëson Bukinist.al dhe Top Albania Radio. Ju mund të blini “Pa pikë, pa presje” me 20% ulje tek bukinist vetëm përgjatë kësaj jave nëse përdonit kodin: “topalbaniaradio” në linkun: //bukinist.al/sq/onufri/10577-pa-pike-pa-presje.html

Libër për mendjen, muzikë për shpirtin!