Celebrities Music

Pa prisni pak, çfarë po kurdisin “Måneskin” në “The Voice”?!

Në një nga shfaqjet më të ndjekura dhe më të suksesshme ‘The Voice’ priten surpriza të mëdha. Emisioni hit i ‘NBC’ do të mirëpresë në skenën e tij grupin e njohur të artistëve ‘Måneskin’, Mae Muller dhe fituesin e ‘The Voice’, Carter Rubin për një seri shfaqjesh.

Grupi italian i rokut është i freskët nga performanca e hitit “Beggin'”, në ‘American Music Awards 2021’ që u zhvillua të dielën, ku ata u nominuan për këngën e preferuar trend. Ata do të këndojnë ‘Beggin’  dhe ‘MAMMAMIA”. Nga ana tjetër edhe artistja Mae Muller do të performojë hitin e saj “Better Days”.

Ndërkohë që edhe 16-vjeçari Rubin do të rikthehet në skenën e ‘The Voice’ për performancën e parë live të këngës së tij më të re me titull “horoscope”.Kujtojmë se Rubin ishte anëtar i ‘Team Gwen’ kur u kurorëzua kampion i sezonit të 19-të në vitin 2020 dhe thotë se është shumë i emocionuar që të shijojë një lloj kthimi në shtëpi.

Jam shumë i emocionuar që kthehem në shtëpi te familja ime në ‘The Voice’ dhe performoj “horoscope”, krijimin tim debutues për herë të parë live. Jam jashtëzakonisht mirënjohjes për këtë mundësi. Koha ime në ‘The Voice’ më mësoi kaq shumë dhe mezi pres të ndaj me ju edhe rrugëtimin tim si artist.

Ndërkohë Muller ka thënë se shansi për të kënduar në këtë spektakël është një ëndërr e realizuar.

Jam shumë e emocionuar! Unë do të bëj edhe disa kërcime në televizion për herë të parë, gjë që është edhe gazmore. 

‘The Voice’ është tani në sezonin e tij të 21-të, aktualisht Kelly Clarkson, John Legend, Ariana Grande dhe Blake Shelton janë në karriget e famshme si trajnerë.