Pas fejesës së bujshme së yllit televiziv Kourtney Kardashian dhe muzikantit Travis Barker, kanë nisur spekulimet mbi ceremoninë e martesës. Bateristi i Blink-182 i propozoi yllit të serialit “KUWTK”, Kourtney-t në një hotel pranë plazhit në Montecito, Kaliforni, ku ai i kërkoi të ishte gruaja e tij. Sigurisht që bukuroshja pranoi dhe tha po.
Muzikanti vlen të theksojmë se planifikoi një ambient të zbukuruar me lule në rërë dhe krijoi një atmosferë shumë unike dhe romantike. Ndërkaq, spekulimet për datën e martesës nisën pasi Kardashian postoi në Instastory një foto me pranga.
Fansat vunë në dukje se prangat kishin të gdhendur datën 2 Tetor 2022, për të cilën shumë besojnë se është një “çelës” se kur çifti do të lidhë kurorë. Po ju, si mendoni?!
Sipas ‘Us Weekly’, çifti i sapo fejuar thuhet se po planifikon të zgjerojë familjen e tyre. Një burim zbuloi se dyshja duan të kenë një fëmijë bashkë sa më shpejt të jetë e mundur. Kourtney ka qenë në lidhje më parë me Scott Disick për gati një dekadë, me të cilin ka dhe tre fëmijë.
Scott nga ana tjetër thuhet se nuk e ka pritur mirë lajmin e fejesës. Një burim i afërt me të ka treguar për mediat se ai ndihet vërtet i trishtuar, por do të jetë gjithmonë pranë Kourtney.
Së fundmi gjithashtu dadoja e fëmijërisë së Kourtney u shpreh se Travis nuk është burri i ëndrrave të saj dhe ajo nuk mendon se ata do të përfundojnë me njëri-tjetrin. Pam Behan u shpreh për mediat e huaja se Kourtney, të paktën në peirudhën që ajo e njihte, pëlqente djemtë e bukur dhe jo ata me stil më ndryshe dhe më rebelë.