Sport

Pa surpriza, Teuta dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë!

Ka përfunduar në barazim pa gola dueli Teuta-Vllaznia, i vlefshëm për javën e gjashtë në Abissnet Superiore. Vendasit e nisën më mirë sfidën dhe iu afruan golit të avantazhit në disa raste, ndërkohë që me kalimin e minutave ekipi shkodran e mori veten dhe rrezikoi portën e Pano Qirkos.

Pjesa e dytë nuk prodhoi raste të pastra për gol dhe të ekipet ndanë nga një pikë në fund të takimit. Teuta mbetet në pritje të fitores së parë sezonale në kampionat, teksa bashkë me Kukësin janë dy skuadrat e vetme pa fitore.

Kjo pikë nga ngjitur djemtë e Bledi Shkëmbit në kuotën e katër pikëve, ndërkohë që kuqeblutë e Mirel Josës reaguan pas humbjes në Kupën e Shqipërisë kundër Flamurtarit, dhe mbajnë vendin e katërt me 10 pikë të grumbulluara.

Teuta luan ndeshjen e radhës në transfertë ndaj Kastriotit, teksa Vllaznia pret Partizanin kryesues në “Loro Boriçi”.

Ndërkaq sfida tjetër mes Bylisit dhe Erzenit u nda me rezultatin e thellë 4-1 në favor të Bylis!