Auto & Moto

Pa timon dhe pa pedale, Dubai prezanton taksitë robotike!

Dubai është një nga vendet me infrastrukturën më të zhvilluar në botë. Destinacioni i pushimeve per miliona turistë, pak kohë me parë prezantoi flotën e makinave të policisë ku bien në sy automjetet luksoze si Lamborghini, Ferrari, Mercedes-Benz, Aston Martin dhe disa të tjera që vlejnë më shumë se 1 milionë euro.

Por që nga fillimi i vitit 2023, pasagjerët mund të lëvizin nëpër Dubai me taksitë pa shofer. Lajmi është bërë i ditur nga “Cruise”, prodhuesi i këtyre mjeteve.

Firma e mbështetur nga General Motors dhe Honda i ka prezantuar taksitë e saj robot në vitin 2019 dhe do t’i testojë në vitin 2023.

Nëse testimi do të jetë i suksesshëm, menjëherë do të nisë shërbimi komercial në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Këto taksi robotike nuk do të kenë timon apo pedale. Kompania ka njoftuar se brenda vitit 2030, në Dubai do të ketë 4000 taksi robotë që do të japin shërbimet e tyre për klientët.