Celebrities Gossip Showbiz

Pa u bërë akoma një muaj të divorcuar, Sean Penn shihet krah ish-bashkëshortes!

Sean Penn dhe Leila George më në fund finalizuan divorcin e tyre. Fituesi i çmimit ‘Oscar’ dhe aktorja australiane u lidhën në vitin 2016 dhe më vonë u martuan në muajin korrik të vitit 2020. George më pas paraqiti kërkesën për divorc në tetor të vitit 2021 pas më shumë se një viti martesë.

Së fundmi, Penn dhe ish-bashkëshortja e tij, Leila janë fotografuar së bashku në një plazh në Coney Island gati një muaj pasi ata finalizuan divorcin. Ish-dyshja e njohur u fotografuan me humor të mirë teksa të dy me radhë përkëdhelnin qenin e tyre, të cilin e adoptuan së bashku në vitin 2017.

Duket se George u ndal për t’u takuar me Penn teksa ai bëri disa pushime nga xhirimet për filmin e tij të ardhshëm, “Black Flies”, në pikën turistike të Brooklynit. Aktorja australiane u shfaq e veshur me tuta sportive gri, bluzë të kaltër, atlete dhe syze dielli të zeza. Penn, ndërkohë, shihet i veshur me xhinse dhe bluzë të kaltër me një logo në të. “Black Flies” është një dramë për një ndihmës të ri i cili bën rrugën e tij gjatë vitit të parë të punës në New York, sipas IMDb.

Rikujtojmë, se Sean Penn e ka përshkruar çdo mungesë të mundshme të mbështetjes nga Çmimet e Akademisë për popullin ukrainas si “momentin më të turpshëm në të gjithë historinë e Hollivudit”. Sjellim në vëmendje se menjëherë pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën, Penn u pa në vend duke bërë një dokumentar për luftën. Aktori më pas udhëtoi për në Poloni, ku mbërrijnë fillimisht shumica e njerëzve që ikin nga lufta.