Celebrities Gossip Showbiz

Pa u publikuar ende libri i Princit Harry një tjetër libër shkakton ‘tronditje’…/Mbreti Charles është homoseksual?!

Një libër i ri për jetën e mbretit Charles III dhe martesën e tij me Lady Diana-n do të dalë në dritë këto ditë. Autori Christopher Andersen ka shkruar një libër “The King: The Life of Charles III”, që do të publikohet më 8 nëntor zbulon më shumë detaje rreth martesës së tyre. Sipas asaj që thuhet në libër, martesa e Charles dhe Dianës kishte kaq shumë tension sa oficerët e familjes mbretërore ishin të shqetësuar se dikush do të lëndohej.

Një nga shërbëtorët e Charles kujtoi se kishte parë Dianën duke sharë dhe u tallur me obsesionin e burrit të saj me Camilla-n, që tashmë është gruaja e tij. “Pse nuk fle me mua?” thuhet se e ka pyetur Diana burrin e saj, me të cilin nuk kishte pasur intimitet që nga lindja e princ Harry-t në 1984.

“Nuk e di, e dashur. Mendoj se mund të jem homoseksual”, thuhet se ka qenë përgjigjja sarkastike e Charles, sipas librit të ri që do të publikohet javën që vjen. Sipas librit, Charles kishte kërkuar respekt nga ana e saj. “A me njeh kush jam?”, besohet se i ka thënë Charles ndërsa Diana ia ka kthyer: “Ti nuk do të jesh kurrë mbret! William do të pasojë nënën tënde. Unë do të kujdesem që kjo të ndodhë”.

Ndërkaq, së fundmi po thuhet se Mbreti Charles III nuk ka dëshirë të jetojë në Pallatin Buckingham pas kurorëzimit zyrtar. Mediat britanike shkruajnë se Charles do të thyejë traditën mbretërore, duke u transferuar në Clarence House. Ndërtesa, aktualisht është në mes të një projekti restaurimi prej 369 milionë paund. Mendohet se rastaurimi do të përfundojë në vitin 2027. Ndihmësit e Charles kishin këmbëngulur më parë se ai do të jetonte në Pallatin Buckingham sapo të bëhej mbret.