Sociale

Pabarazi me të ardhurat, puna bëhet me dije, por në treg paguhen më shumë ata që shesin imazhin

Në Shqipëri 1 në 3 persona janë në kushte pabarabarta me të ardhurat që marrin.  Kjo tregon se në ekonominë tonë paraja shpërndahet në mënyrë të ngadaltë dhe njerëzit nuk arrijnë të shpërblehen për atë që meritojnë.

Eksperti i karrierës Erion Muca mendon se në Shqipëri ka një problem me strukturën e kompanisë

“Puna bëhet nga njerëzit profesionistë me dije, por shohim që në tregun tonë të punës kanë avantazh njerëzit që janë më të shkathët për të shitur veten e tyre si një imazh. Kjo sjell edhe atë pabarazinë në të ardhura. Duhet të ndryshojë qasja në strukturën e kompanive tona.”

Nga të dhënat e INSTAT shihet se një indikator tjetër i pabarazisë që mat të ardhurat e 20%-it me të ardhura të mëdha në krahasim me 20% me ato më të ulëta, po vjen duke u ulur çdo vit në ritme të shpejta duke arritur nga 7.5% në 2019-ën në 5.9% në 2020-ën.