Aktualitet

Pacientët që trajtohen në shtëpi, po marrin paketën anti-Covid

Të gjithë pacientët e prekur nga COVID-19 që trajtohen në banesë të siguruar ose jo, do përfitojnë tani dhe paketën anti-Covid. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor informon se kjo paketë përmban vitaminoterapi, antipiretikët, antibiotikët, antikoagulantët dhe kortizonikët.

Sipas Fondit, mjeku i familjes përcakton mjekimin që duhet të marrë pacienti i diagnostikuar me koronavirus. Procesi është online e lidhja me mjekun e familjes mund të bëhet përmes sistemeve të shëndetësisë elektronike pa qenë nevoja të shkoni fizikisht në qendrën shëndetësore. Një familjar mund të tërheqë barnat në farmaci me kodin e recetës.