Celebrities Fashion Showbiz

Padiskutim një inspirim, Chiara Ferragni sjell për të gjitha ju veshjet më ‘IN’ të këtij sezoni!

E vlerësuar nga “Forbes”, blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni është zyrtarisht influencuerja më e rëndësishme e modës në botë. “Vogue Italia” sapo e ka zgjedhur bukuroshen si protagoniste të kopertinës së numrit të tetorit, duke i kushtuar një fotosesion dhe një intervistë në të cilën ajo flet për veten pa filtra.

34-vjeçarja njihet si një person shumë popullorë ku ndan shpesh momente nga jeta e saj e përditshme në rrjetet sociale. Por vëmendja maksimale e ndjekësve të saj është kur blogerja hap garderobën. Normalisht nuk ka se si Chiara të mos frymëzojë me veshjet e saj të cilat i përshtaten gjithmonë sezonit dhe trend-eve të fundit.

Qëkur nisi Java e Modës, sipërmarrësja miliardere është shfaqur nëpër këto evente super e kuruar dhe me disa veshje fantastike, që çdo vajzë i ka zili dhe do të donte t’i kishte në garderobën e saj. Ne ju sjellim disa nga kombinimet më të bukura të Chiara-s, pse jo edhe për t’ju frymëzuar nëse ende nuk keni nisur me blerjet apo nuk dini si të kombinoheni.

1.
2.
3.
4.
5.
6.
7.
8.

Rikujtojmë, se Chiara dhe bashkëshorti i saj, Fedez janë padyshim çifti më i dashur i showbiz-it italian dhe jo vetëm. Së fundmi dyshja e njohur u kapën mat nga paparacët duke u grindur me njëri-tjetrin. Pak e çuditshme pasi ata të dy shquhen për marrëdhënien perfekte që shfaqin në rrjetet e tyre sociale, ama mesa duket nuk qenka kështu. Edhe ata si çdo çift tjetër kanë zënkat e tyre.

Çifti i njohur e rikujtuan atë moment gjatë një “live” në Instagram dhe sqaruan njëherë e mirë se çfarë ndodhi realisht. Madje madje, Chiara dhe Fedez do të vijnë me disa seri televizive në “Prime Video”. Nëpërmjet një postimi në Instagram ata bënë të ditur se reality-show i jetës së tyre, është më në fund gati.