Gossip Sex

Padyshim nëna e vitit…80-vjeçarja rrëfen se eksitohet kur sheh femra lakuriq!

E njohur ndryshe si nëna Lule, 80-vjeçarja Luleta Katazi, ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Shqipëria Live”. Ajo tregoi shumë histori nga jeta e saj gjatë periudhës së komunizmit në vend si dhe krahasoi Tiranën me Kosovën duke qenë se udhëton shpesh në Kosovë:

Shkoj shpesh në Kosovë se ndihem mirë. Atje njerëzit janë më të mirë se këtu. Tani në Tiranë nuk ka më vendas, kanë ardhur shumë. Nuk ka më tiranas, por ka Tiranë. Nuk ke më afrimitet si dikur.

Luleta ndër të tjera u pyet se si i shkon të rinjtë e sotëm dhe çfarë nuk u pëlqen tek ato.

Si të vjen kur shikon një femër të hallakatur, të zhveshur fare, ka norma njeriu. Djemtë janë marshallah, nuk janë hallakatur ashtu. Të them marshalla se për Zotin edhe unë eksitohem kur shoh femra lakuriq, është normale. Është jashtë rregullave njerëzore.

Nëna Lule tregoi gjithashtu se përdor edhe rrjetet sociale si “Facebook”.