Celebrities Showbiz

Padyshim që vajza e Cardi B, Kulture është e preferuara e babit!

Vogëlushja Kulture Kiari po argëtohet jashtëzakonisht shumë këtë dimër dhe arsyeja është babai i saj! Të dielën, reperi Offset postoi një foto të vajzës së tij 3-vjeçare duke luajtur në dëborë. Kulture ishte e gjitha e buzëqeshur në borën e ftohtë të dimrit, e veshur me një xhup shimmer dhe tuta ngjyrë rozë. Në rrjetin e tij social Instagram ai kishte shkruar:

Engjëlli i dëborës Kulutre

Reprei i grupit të njohur “Migos” është i martuar me reperen e njohur Cardi B ku së bashku përveç vajzës Kulture ata janë bërë prindër për herë të dytë me një djalë këtë herë. Prindërit u martuan në muajin shtator të vitit 2017. Ata kanë postuar një sërë momentesh të lezetshme baba-bijë të Offset dhe Kulture ndër vite.

Vlen të theksohet se para pak kohësh Cardi B zbuloi se është vetëm 1% afër për të bërë tatuazh emrin e djalit të saj katër muajsh në fytyrën e saj. Reperja e ka ndarë këtë informacionin me fansat e saj në rrjetin social Twitter, duke shtuar se po kërkonte ta bëjë atë në nofullën e saj. Cardi shkroi në Twitter-in e saj:

Rastësisht, por… Unë jam 1% shumë pranë të vënit emrat e djemve të mi në fytyrë… Unë me të vërtetë dua ta bëj atë!

Ata të dy së bashku edne nuk e kanë zbuluar fytyrën e djalit të tyre që është vetëm katër muajsh akoma. Gjithmonë Cardi B ka qenë shumë e rezervuar edhe kur vajza e saj Kulture ka qenë më e vogël. Të dy ata i kanë pikë shumë të dobët fëmijët e tyre të vegjël dhe prandaj mundohen që jo çdo gjë ta bëjnë publike.