Celebrities Gossip

Pagëzojnë gomaricën me emrin Tea! Fansat e “Për’puthen” nuk dinë të ndalojnë!

Një ndër emisionet më të ndjekura në vend, për më tepër një program dashurie që theu të gjithë rekordet e shikueshmërisë në një kohë të shkurtër, “Për’puthen”,  duket se ka shkuar deri në një fermë gomaricash në Elbasan, por krejt ndryshe nga çfarë mund të jeni duke menduar ju.
Në një fermë, ka lindur një gomaricë dhe është pagëzuar me emrin e njërës prej konkurrenteve më të dashura të “Për’puthen”, Tea Trifoni.
Sipas Top Channel, e gjithë historia nisi kur pas lindjes së gomaricës, pronari vendosi ta postojë në rrjete sociale duke i kërkuar mendimin ndjekësve për një emër.

U shtuam me një gocë të bukur sot, na sugjeroni një emër!

Duket se shumë prej fansave të programit të dashurisë paskan qenë ndjekës të faqes së kësaj ferme, pasi shumë kanë sugjeruar emrin e Teas, nga ku doli më i pëlqyeri dhe ashtu e quajtën gomaricën e vogël.
Gomarica Tea shëtit me mamnë e saj në qetësinë e fermës.