Tech

Pajisja më e fuqishme Galaxy e prodhuar ndonjëherë, Samsung zbulon datën e prezantimit!

Samsung paralajmëroi sot një eveniment të ri “Galaxy Unpacked” që do të mbahet më 28 prill.

Kompania thotë se do të zbulohet pajisja Galaxy më e fuqishme ndonjëherë.

Samsung ka publikuar edhe një video e cila zbulon pak detaje, por fansat kanë nisur të aludojnë për pajisjen që do të publikohet.

Fillimisht përshkrimi si “pajisja Galaxy më e fuqishme ndonjëherë” përjashton një smartfon, që do të thotë se Galaxy Fold 3 mbetet jashtë. Ky i fundit është spekuluar për në Korrik të këtij viti.

Nga ana tjetër, ideja e një laptopi Galaxy Book i përshtatet më së miri këtij përshkrimi. Një rifreskim i Galaxy Book me procesorët e rinj Tiger Lake Intel Gen 11, mund të jetë ajo që do të publikohet me 28 prill.

Kujtojmë se Samsung po punon me një linjë të re Galaxy Book Pro laptopësh, me ekrane 13.3 inç dhe 15.6 inç OLED me S-Pen dhe procesorë Intel. Mendohet se ata do të kenë edhe teknologjinë 5G.

Gjithsesi, për të zbuluar se për çfarë bëhet fjalë përfundimisht, duhet të presim datën 28 prill.