Celebrities Gossip Showbiz

Pak ditë pasi u bënë prindër për herë të dytë, Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij humbin dikë shumë të shtrenjtë!

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti u bë baba për herë të dytë ditën e martë në 24 gusht. Bashkëshortja e tij, Edita solli në jetë një vajzë. Vetë Valdrini publikoi foton e parë të bebushes, ku nuk shihej portreti i plotë i saj, duke zbuluar edhe emrin. Çifti e quajtën vajzën e tyre Paris.

Mirëpo, mesa duket kjo ngjarje kaq e bukur në jetën e tyre erdhi me një fatkeqësi nga mbrapa. Ditën e sotme, stilisti i mirënjohur ka zbuluar se bashkëshortja e tij ka humbur të atin. Ai ka publikuar në Instagram një foto të babait të Editës dhe ka treguar keqardhje që Parisi nuk mundi të njihej me gjyshin.

Papritmas na le Eki… Editës ju pre buzëqeshja, ju shua feneri i jetës përgjithmonë. Bellës do ti mungojë përjetësisht gjyshi i saj i preferuar dhe Paris nuk do ketë fatin që ta mbaje qoftë dhe vetëm një herë në krahë. Po na le për një botë më të mirë me kujtime dhe mbresa të bukura si njeriu i jashtëzakonshëm që ishe dhe do të jesh gjithmonë për ne!

Kujtojmë se, në prill të 2018-ës, Valdrini u bë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij Edita u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Bella. Stilisti i njohur Valdrin Sahiti njihet për veshjet e tij shumë të veçanta që kanë arritur t’i sjellin atij një sukses ndërkombëtar. Ai ka veshur këngëtaren e njohur, Yung Miami për eventin e rëndësishëm “Bet Awards”.

Nuk është hera e parë që puna e stilistit njihet dhe ndërkombëtarisht, pasi pak kohë më parë në ceremoninë e hapjes të shpërndarjes së çmimeve Grammy ai veshi Beyonce. Së fundmi, listës së VIP-ave ju shtua dhe supermodelja Winnie Harlow. Në ditën e saj më të veçantë, ditëlindjen ku mbushi 27 vjeçe, ajo zgjodhi pikërisht stilistin tonë Valdrin Sahitin.