Celebrities Gossip

Pak muaj pas ndarjes nga Khloe Kardashian, Kim i komenton Tristan Thompson!

Pjesëtarët e familjes Kardashian janë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes, teksa lajmet rreth tyre bëjnë bujë nëpër mediat shqiptare dhe të huaja. Duket se jo vetëm motrat Kardashian-Jenner tërheqin vëmendjen e fansave, teksa edhe partnerët e tyre aktual apo të dikurshëm përbëjnë interes për ta.

Tristan Thompson është një ndër ta. I përfolur shumë për lidhjen e tij me Khloe Kardashian, Tristan ka qenë në qendër të vëmendjes shpeshherë. Ka patur thashetheme gjithashtu, se ai e ka tradhëtuar Khloe, por ajo nuk ka humbur rastin ta përkrahë herë pas here.

Duket se edhe një tjetër nga motrat Kardashian, ka marrëdhënie të mirë me të. Bëhet fjalë pikërisht për Kim Kardashian. Tristan ka postuar një foto dy ditë më parë në Instagram ku flet rreth ndryshimeve që ndoshta ka vendosur të bëjë.

Disa njerëz do të të gjykojnë sepse ti ndryshon. Disa njerëz do të festojnë sepse ti ndryshon. Zgjidhe rrethin tënd me kujdes.

Kim jo vetëm që e ka pëlyqer foton, por ajo ka vendosur edhe të komentojë gjithashtu. Një veprim ky vetëm disa muaj pasi motra e saj dhe Tristan vendosën të ndahen përfundimisht. Kujtojmë se Kim e ka përmendur Tristan edhe në një nga episodet e “Keeping Up With the Kardashians”.

Tristan është babai i True. Pavarësisht gjithçkaje, ai ka një lidhje jete, dhe ne nuk mund ta ndryshojmë diçka të tillë.

Duket se Kim po ia del mjaft mirë të përballojë ndarjet. Ajo ka arritur të ndërtojë një marrëdhënie të mirë jo vetëm me ish-partnerin e saj, Kanye West, por dukshëm edhe me ish-kunatin. Të paktën, ky koment në foton e tij këtë vërteton.