Music

Pak ndryshe vjen klasifikimi i kësaj jave në Spotify, por 3 vendet e para mbeten njësoj!

Rrugëtimi 5-ditor i “Lancio” mbyllet këtë të premte me një tjetër episod dinamik, ku do të dëgjoni këngët të cilat qëndrojnë në krye të klasifikimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. E teksa misioni i “Lancio” nuk është vetëm t’ju argëtojë me këngët tuaja të preferuara, por edhe t’ju njohë me klasifikimet kudo në botë të muzikës së mirë, ne do t’ju njohim me 5 këngët të cilat qëndrojnë në krye të Spotify për këtë javë.

Klasifikim i kësaj jave pëson disa ndryshime, por 3 vendet e para janë të njejta në Spotify. Por për ta konkretizuar gjithçka, ndiqni renditjen e mëposhtme nga vendi i pestë deri te ajo këngë që mban kurorën edhe për këtë javë në Spotify.

5. “Enemy” (with JID) – from the series Arcane League of Legends – Imagine Dragons, JID, Arcane, League of Legends

4. “STAY” (with Justin Bieber) – The Kid LAROI, Justin Bieber

3. “Heat Waves” – Glass Animals

2. “First Class” – Jack Harlow

1.”As It Was” – Harry Styles