Art & Kulturë Music

Pak orë nga ‘Eurovision 2022’, ja çfarë duhet të dimë për natën e parë!

Sonte është nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision 2022”, ku do të performohen 17 këngët e para konkurruese.

Këtë vit vetëm 10 të përzgjedhur do të kalojnë në finalen e madhe, e cila do të mbahet ditën e shtunë.

Ky është edicioni i 66-të i “Eurovision Song Contest” dhe do të mbahet në Pala Olimpico Arena në Torino të Italisë.

Në këtë gjysmëfinale do të performojë e para përfaqësuesja e vendit tonë, Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

Më pas do të performojnë përfaqësuesit e Letonisë, Lituanisë, Zvicrës, Sllovenisë, Ukrainës, Bullgarisë, Holandës, Moldavisë, Portugalisë, Kroacisë, Danimarkës, Austrisë, Islandës, Greqisë, Norvegjisë dhe Armenisë.

Nga kjo natë e madhe janë zbuluar disa detaje të cilat përfshijnë tymin dhe zjarret të cilat do të krijojnë një atmosferë mahnitëse.

Deri më tani janë pesë vende që kualifikuara paraprakisht për finalen e madhe, të cilat janë Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar. Në këtë gjysmëfinale janë Franca dhe Italia.

Para shpalljes së rezultatit, do të  prezantohen dy nga pesë vendet e kualifikuara paraprakisht për në finalen e madhe.

Është publikuar edhe lista e shteteve të cilat mund të votojnë për Shqipërinë në këtë Eurovizion, ku deri më tani kanë mundësinë të votojnë 18 shtete të tjera.