Aktualitet

Pak orë nga finalja, policia me plan masash në tre nivele, FNSH e RENEA në gatishmëri!

Zyrtarisht Policia e Shtetit thotë se ka atashuar 2600 forca policore duke kërkuar dhe duke thirrur për ndihmë edhe efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë në rrethe por edhe të patrullave dhe të forcave shqiponja në rrethe.

Gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel, se policia e ka ndarë planin e masave në tre nivele. Bëhet fjalë për planin e masave për para ndeshjes, ku është caktuar numri i efektivëve të policisë në portat hyrëse të stadiumit, ku do të kontrollohen rreptësisht tifozët.

Gjithashtu niveli i dytë i planit të masave gjatë kohës kur do të zhvillohet ndeshja. Dhe plani i tretë është plani pas ndeshjes, që do të jetë plani pasndeshjes, i cili është edhe plani më i përforëcuar, për shkak të parashikimeve të mundeshme për përplasjet mes tifozëve të të dy skuadrave.

Policia bën me dije se po qëndrojnë në gatishmëri forca të ndërhyrjes së shpejtë në disa qytete, me qëllim parandalimin e konfrontimit të mundshëm me dy tifozerive. Deri më tani nuk është shënuar asnjë incident.