Celebrities Gossip Showbiz

Pak para performancës në Eurovision, Ronela Hajati ka një kërkesë për të gjithë shqiptarët!

Ajo ishte e para që doli në skenën e Pala Olimpico për provat dhe gjithashtu e para që u ‘pushtua’ nga kritikat. Në të vërtetë, ata që kanë vënë në shënjestër Ronela Hajatin, e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, janë fyerje të vërteta, tallje, foto të këngëtares, e cila po sulmohet nga kritikët për pamjen e saj fizike”,-kështu shkruan gazeta italiane ‘La Repubblica’ për Ronela Hajatin për sulmet që ka marrë lidhur me pamjen fizike.

E teksa në rrjete sociale, bukuroshja është komentuar shumë dhe nuk ka ngurruar kurrë që të reagojë, ditën e sotme me anë të një Instastory disa orë para performancës së saj në gjysmë-finalen e parë të Eurovizionit, Ronela ka një kërkesë shumë të drejtë për të gjithë shqiptarët.

Kjo është për shqiptarët në Shqipëri: Mos bëni shumë llafe sot me moralizma por çohuni dhe kërceni!

Rikujtojmë që kënga e Ronelës ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme. Këtë vit festivali më i madh muzikor evropian do të zhvillohet në Pala Olimpico në Torino, Itali në datat 10, 12 dhe 14 maj në orën 21:00. Mbrëmjen e parë të këtij festivali do ta çelë pikërisht artistja Ronela Hajati, e cila pritet të vijë më shpërthyese se kurrë dhe me një performancë spektakolare. Lidhur me pjesën teknike dhe të gjitha përgatitjet, ka reaguar Ardit Çuni.

Së fundmi Ronelën shpesh e kemi parë pjesë së eventeve që janë organizuar përpara se të fillojë Eurovizioni. Një ndër to ka qenë edhe konferenca për shtyp e zhvilluar në Torino, për të gjithë pjesëmarrësit e festivalit europian ku mund të themi se Ronela u shfaq si një divë e vërtetë me një ‘look’ shumë unik. Po aq unik madje ishte dhe paraqitja e djeshme. Për të na folur më shumë mbi detajet e veshjeve deri më tani, Niko Komani në një lidhje me Skype për “Wake Up” tregon më shumë.