Celebrities Film & Tv Showbiz

Pak para premierës së filmit të ri, aktori i njohur rezulton pozitiv me koronavirus!

Aktor i njohur Jason Momoa ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Aktualisht aktori është duke qëndruar në izolim në shtëpinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Lajmin e bëri të ditur vetë ai nëpërmjet një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram.

Sipas burimeve për “Daily Mail”, Momoa, i cili ka xhiruar “Aquaman And The Lost Kingdom” që nga qershori, sugjeroi se ai mund të jetë infektuar me virusin kur mori pjesë në premierën e filmit epik fantastiko-shkencor “Dune”, në të cilin ai luan rolin e Duncan Idaho. Momoa shprehet:

Unë u infektova me COVID menjëherë pas premierës.

Aktori la të kuptohet se është e vështirë të thuash saktësisht se ku dhe kur u infektua.

Ka shumë njerëz që kam takuar në Angli dhe kush e di. Sido që të jetë, unë jam mirë dhe ju falënderoj për shqetësimin dhe dashurinë tuaj.

Rikujtojmë se, Jason Momoa ka folur në lidhje me rolin e tij në një nga filmat më të njohur dhe që po kthehet në një sukses të padiskutueshëm. Filmi “Dune” është kthyer në një nga filmat më të ndjekur që pas premierës së tij ku edhe aktorët arritën që të merrnin vëmendjen që meritonin. Aktori ka folur në lidhje me një skenë të veçantë që ai filmoi në “Dune”.

Momoa në këtë film luan rolin e Duncan Idaho foli për një skenë që filmoi me Javier Bardem si Stiglar dhe Josh Brolin si Gurney Halleck. Aktori 42-vjeçar pranoi se ishte dita e tij e preferuar në xhirime, ku prezantohet Stiglar, edhe pse kishte frikë se të gjithë do ta ‘mësonin’ për mungesën e talentit të tij normalisht të perceptuar nga vetja. Duncan Idaho është mjeshtri i shpatës për House Atreides, i cili është betuar se do të mbrojë Dukën Leto Atreides dhe kujdeset për djalin e tij Paul një roli i luajtur nga Timothee Chalamet.