Celebrities Gossip Showbiz

Pak pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë me Khloe Kardashian, Tristan Thompson ndan mesazhin misterioz në Instagram!

Tristan Thompson ka postuar një mesazh të paqartë në Instagram vetëm disa ditë pasi mirëpriti fëmijën e tij të dytë me Khloe Kardashian pas skandalit të tij të atësisë.

Tristan, 31 vjeç, ndau mesazhin misterioz ndërsa postoi në llogarinë e tij të enjten një foto të tij duke pozuar përballë një muri guri dhe i veshur me një bluzë të zezë me lule.

Kurrë nuk kam ndërruar anë, kam ndërruar korsi. U bëra më i mençur dhe e kuptoj që nuk jemi ndërtuar të gjithë njësoj.


U konfirmua nga një përfaqësues të premten e kaluar se ylli 38-vjeçar kishte mirëpritur një djalë me ish-in e saj Tristan nëpërmjet një gruaje surrogate dhe nëna e dy fëmijëve sigurisht që po shijon përvojën. Një burim i tha UsWeekly të hënën në mëngjes:

Khloe dhe foshnja po shkojnë mirë. Ajo është shumë e lumtur. Të gjithë janë thjesht të lumtur që e kanë fëmijën në shtëpi.


Khloe dhe basketbollisti profesionist kanadez tashmë kanë një vajzë 4-vjeçare të quajtur True dhe ka qenë gjithmonë qëllimi i themelueses së “Good American Jeans” t’i japë asaj një vëlla më të vogël. Burimi tha se motra më e vogël Kardashian ka dashur gjithmonë një djalë dhe ka dashur t’i japë True një vëlla.