Celebrities Showbiz

Pak pas ndarjes, Camila Cabello vjen me ndryshimin drastik në pamjen e saj!

Camila Cabello erdhi me një transformim mahnitës të modelit të saj të flokëve, vetëm disa ditë pasi konfirmoi ndarjen e saj nga ish-partneri Shawn Mendes. Këngëtarja u shfaq me një ngjyrë flokësh të gjelbërt mente, një ndryshim drastik nga flokët e saj natyrale të errëta brune.

Ngjyra e re e flokëve të saj kombinohej më së miri me fustanin dhe manikyrin që ajo kishte zgjedhur. Ylli i “Cinderella” postoi një seri fotosh në llogarinë e saj në Instagram që tregonte flokët dhe grimin e saj të bërë në perfeksion. Duket sikur në njëfarë mënyre, Camila Cabello po fillon një kapitull të ri me këtë ndryshim. Megjithatë ajo nuk bëri të ditur nëse ndryshimi ishte apo jo i përhershëm apo thjesht një paruke.

Duket se fansat e pritën mjaft mirë këtë look të artistes dhe e mbushën seksionin e komenteve me shumë zemra dhe shumë prej tyre që e quanin atë një “mbretëreshë”. Dikush shkruan:

Ti je vërtet shumë e bukur. Të dua.

Disa fansa madje e pyetën Cabello-n nëse ky ishte “shkëlqimi i saj pas ndarjes”, por këngëtarja e hitit “Don’t Go Yet” ende nuk është përgjigjur. Kujtojmë se çifti kanë njoftuar gjatë javës së kaluar ndarjen e tyre në një deklaratë të bërë në rrjete sociale, respektivisht në InstaStory.

Ndërsa Shawn Mendes dhe Camila Cabello nuk kanë thënë asgjë për ndarjen përtej deklaratës së tyre fillestare që konfirmonte se kjo ishte e vërtetë, më shumë burime kanë folur se si dhe pse ata të dy vendosën t’i jepnin fund romancës së tyre dyvjeçare. Sipas “E!” një burim pranë tyre u shpreh se si shkoi biseda mbi ndarjen dhe kush e filloi atë.