Celebrities Love & Sex Sport

Pak pas triumfit të Italisë, mesfushori Marco Verratti martohet me të dashurën franceze!

Mesfushori i Italisë, Marco Verratti ditën e djeshme është martuar për herë të dytë, kësaj radhe me të dashurën, modelen Jessica Aidi disa ditë pas fitores ndaj Anglisë në finalen e “Euro 2020”. Verratti dhe bukuroshja u martuan në një ceremoni elegante në Paris, të rrethuar nga miq e familjarë.

Nusja të vend të fustanit tradicional kishte veshur një kostum të bardhë me dantella në ngjyrë kremi. 29 vjeçarja franceze ështe parë për herë të parë në shoqërinë e 28 vjeçarit, i cili vlen të theksojmë se është baba i dy fëmijëve, në garën Monaco Grand Prix në 2019, disa muaj pasi futbollisti i skuadrës franceze PSG njoftoi divorcin nga gruaja, Laura Zazzara.

Rikujtojmë, se pasi Italia u shpall finalistja e parë e Kampionatit Europian, gjatë festimeve, një tifoz u bashkua me skuadrën e Italisë pas ndeshjes në Wembley, por u largua nga Marco Verratti para se të mbërrinin zyrtarët e stadiumit.

Tifozja më e zjarrë e Marco-s është pikërisht e dashura e zemrës, Jessica. Ajo shpeshherë ka postuar edhe në rrjetin social Instagram foto me fanellën e Italisë duke i dhënë kështu edhe zemër gjysmës së saj. Mesa duket ia ka dalë mbanë!