Bota Gossip

Pak pasi Anglia hoqi masat anti-COVID, infektohet vajza e Boris Johnson!

Pak ditë më parë, Kryeministri britanik, Boris Johnson u bë sërish baba. Në jetë erdhi fëmija i tij i shtatë, një vajzë. Për bashkëshorten Carrie është fëmija i dytë pas Wilfredit, i cili lindi në prill të vitit të kaluar e tani është një vit e gjysmë. Mësohet se lindja e vogëlushes u bë në një spital në qendër të Londrës, pak javë para Krishtlindjes. Boris dhe Carrie e kanë quajtur vajzën e tyre të sapolindur Romy Iris Charlotte.

Ndërkaq, përpara dy ditësh Anglia njoftoi se do të heqë të gjitha masat anti-COVID për të luftuar variantin Omicron. Njoftimin e dha vetë kryeministri britanik Boris Johnson, mirëpo ditën e djeshme mediat britanike kanë njoftuar se vajza 6-javëshe e kryeministrit është infektuar me COVID-19. ‘Daily Mail’ ka konfirmuar lajmet e disa ditëve më parë se njëri nga pjesëtarët e familjes së Johnson ishte i sëmurë me koronavirus, por nuk dihej ekzaktësisht se kush ishte.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e vogëlushes. Johnson ndërkaq njoftoi se do të hiqej mbajtja e detyrueshme e maskave në transportin publik dhe në dyqane, udhëzime për të punuar nga shtëpia dhe certifikatat e vaksinave nga java e ardhshme. Kryeministri njoftoi gjithashtu se kërkesa ligjore për personat me koronavirus për t’u izoluar do të lejohej të hiqet para datës së caktuar.

Kujtojmë se në Perëndim, Britania e Madhe ishte vendi i parë që nisi vaksinimin anti-COVID, më 8 dhjetor 2020 kur një grua e moshuar, rreth 91-vjeçe, mori dozën e parë të vaksinës së kompanive Pfizer&BioNTech. Kjo datë u shënua në mënyrë simbolike si dita e nisjes së “betejës” me armikun e përbashkët, referuar pandemisë. Deri tani, në Britaninë e Madhe janë mbi 15 milion të infektuar me koronavirus e më shumë se 153 mijë viktima, që fatkeqësisht nuk ia dolën të fitojnë betejën me sëmundjen.