Showbiz

Pak pasi deklaroi se është transgjinor, aktorja e famshme i jep fund martesës!

Së fundmi, aktorja e famshme Ellen Page ka bërë deklaratën e papritur për fansat, duke zbuluar se në fakt është transgjinor, i quajtur Elliot. Madje, Page ndryshoi edhe emrin në Instagram duke nisur kështu një epokë të re në jetë.

Në një postim të gjatë në rrjete sociale, Page kërkoi t’i drejtohen me “ai” dhe falenderoi këdo që e ka mbështetur në këtë rrugëtim të gjatë e të vështirë.

Përshëndetje miq, dua të ndaj me ju se jam trans, më thërrisni me ai dhe emri im është Elliot. Ndihem me fat që po e shkruaj këtë, që kam arritur këtu. Jam mirënjohës për njerëzit që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëimi. Nuk mund ta përshkruaj sesa i lumtur jam që më në fund e dashuroj veten time ashtu siç jam. Jam frymëzuar nga shumë komunitete trans.

Mesa duket kjo deklaratë i ka kushtuar shumë aktores pasi edhe martesa 3-vjeçare me Emma Portner ka përfunduar. Rikujtojmë, se Emma dhe Elliot u kurorëzuan me martesë në vitin 2018.