Celebrities Gossip Showbiz

Pak pasi qarkulloi lajmi se i dhanë fund lidhjes 2-vjeçare, Kendall Jenner dhe Devin Booker fotografohen bashkë!

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë parë sërish bashkë, më pak se një javë pasi u raportua se ishin ndarë. Supermodelja 26-vjeçare dhe ylli i NBA kaluan disa kohë duke folur së bashku në Soho House në Malibu, Kaliforni. Në pamjet e paparacëve, ata dukeshin në humor të mirë, madje në një moment dukej sikur Booker po tentonte për një puthje.

Fansat e çiftit u tronditën javën e kaluar pas lajmeve se ata i dhanë fund pas dy vitesh lidhje, sepse të dy ishin të përqëndruar te karriera. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, por në fotot e fundit, Kendall dhe Devin dukeshin më të lumtur se kurrë bashkë. Burimi shtoi se dyshja kanë pasur diskutime për të ardhmen e tyre, por nuk po funksiononte më.

Rikujtojmë, se Jenner dhe Booker filluan të dilnin bashkë në vitin 2020, por e mbajtën të fshehtë romancën për njëfarë kohe. Ata më në fund e bënë publike lidhjen në Ditën e Shën Valentinit në vitin 2021, kur Jenner postoi një foto të saj dhe Booker duke u përqafuar në Instagram.

Rikujtojmë, se së fundmi Kendall ka thënë në episodin e ‘The Kardashians’ se po vjen dita që të ketë fëmijë. Episodi tregoi 26-vjeçaren duke blerë një dhuratë për motrën e saj të vogël Kylie Jenner e cila ishte shtatzënë në atë kohë me djalin që lindi në shkurt. Ndërkohë Kendall, e cila ishte në lidhje me yllin e NBA-së, Devin Booker që nga viti 2020, është e fundit nga gjashtë fëmijët e Kris Jenner që nuk është bërë ende prind.