Celebrities Gossip Showbiz

Pak pasi Travis u martua me Kourtney Kardashian, ish-bashkëshortja e tij nxjerr në ankand unazën e tyre të fejesës!

Së fundmi, unaza e fejesës së Shanna Moakler nga muzikanti Travis Barker po shitet në ankand. Ish-modelja e Playboy po shet unazën e saj prej 4 karatësh diamanti dhe do të fillojë ofertën me 51 mijë dollarë sepse është gati të lë prapa atë kapitull të jetës së saj. Ylli i “Celebrity Big Brother” tha në një deklaratë së fundmi se:

Mendoj se është një pjesë e bukur dhe me të vërtetë ishte unaza ime e ëndrrave. Sidoqoftë, ai kapitull i jetës sime ka mbaruar dhe mbajtja e saj në atë kohë më solli gëzim të madh, shpresoj se do të gjejë një shtëpi të re dhe do të vazhdojë t’i sjellë dikujt aq lumturi sa më solli dikur mua. Është me të vërtetë një unazë ikonë!

Moakler po nxjerr në ankand bizhuterinë mbresëlënëse nga ‘Cartier’ me prerje të rrumbullakët 4,01 karat. Ankandi ka nisur ditën e djeshme dhe pritet të zgjasë deri më 31 maj. Moakler tha se:

Shpresoj të shitet për 120 mijë dollarë. Ajo vlente rreth 160 mijë dollarë.

Rikujtojmë, se Travis së fundmi është martuar me yllin televiziv Kourtney Kardashian por, Moakler këmbënguli se shitja nuk ka të bëjë fare me martesën e ish-burrit të saj me një grua tjetër.

Jam e sigurt që njerëzit do të supozonin se ka lidhje me dasmën, por thjesht doja të gjeja një shitës të duhur dhe Worthy.com është më profesionisti dhe e di se do t’i kushtojë kësaj pjese vëmendjen që meriton.

Sjellim në vëmendje se Moakler dhe Barker u fejuan në Disneyland’s Haunted Mansion dhe u martuan në vitin 2004. Barker bëri kërkesë për divorc dy vjet më vonë, por dyshja u pajtuan dy herë përpara se të finalizonin ndarjen e tyre në 2008. Ish-çifti ka djalin Landon, 18 vjeç, dhe vajzën Alabama, 16 vjeçe. Ndërkaq, së fundmi Shanna deklaroi se ishte shtatzënë me të dashurin e saj, Matthew Rondeau. Por modelja ka zbuluar se në fakt nuk është në pritje të një fëmijë.