Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Pak pasi u bë baba për herë të shtatë, Boris Johnson dhe partnerja e tij zbulojnë foton e parë të vajzës dhe domethënien e emrit!

Pak ditë më parë, Kryeministri britanik, Boris Johnson u bë sërish baba. Në jetë erdhi fëmija i tij i shtatë, një vajzë. Për bashkëshorten Carrie është fëmija i dytë pas Wilfredit, i cili lindi në prill të vitit të kaluar e tani është një vit e gjysmë. Mësohet se lindja e vogëlushes u bë në një spital në qendër të Londrës, pak javë para Krishtlindjes.

Boris dhe Carrie e kanë quajtur vajzën e tyre të sapolindur Romy Iris Charlotte. Kryeministri britanik e zbuloi emrin për gazetarët gjatë një vizite në një qendër vaksinimi në Kent, ndërsa gruaja e tij postoi emrin e saj të plotë në Instagram.

Romy, sipas tezes sime, Rosemary. Iris nga greqishtja, që do të thotë ylber. Charlotte, sipas nënës së ndjerë të Boris, e cila na mungon shumë.

Duke zbuluar më shumë detaje për fëmijët e saj, Carrie Johnson shkroi:

Wilf ka përkëdhelur flokët e Romy-t, duke i dhënë puthje të mëdha dhe duke luajtur me makinat e tij pranë krevatit të saj, vetëm në rast se edhe ajo dëshiron t’i bashkohet.

Rikujtojmë, se çifti u martua në maj në një ceremoni të planifikuar fshehurazi në Katedralen e Westminsterit. Shefi i qeverisë së Londrës ka edhe 5 fëmijë të tjerë, 4 prej tyre me ish-bashkëshorten Marina Wheeler e cila ka qenë gruaja e tij e dytë. Ata janë: Lara Lettice, 26-vjeçe, Milo Arthur, 24, Cassia Peaches, 22 e Theodore Apollo, 20.

Gjithashtu, Boris ka një vajzë të lindur në 2009-ën nga marrëdhënia me gazetaren e kritiken e artit Helen Macintyre. Ndonëse preferon të mos flasë shumë për jetën private, pak kohë më parë, 57-vjeçari tregoi se e kalon mirë kohën duke ndërruar pelena.