Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Pak pasi u bë nënë, modelja Heidi Lushtaku martohet me futbollistin turk!

Heidi Lushtaku përveç se është një super modele e cila prej vitesh jeton jashtë vendit ka qenë në qendër të vëmendjes për romancën që pati me boksierin e njohur shqiptar Robin Krasniqi. Lidhja e tyre zgjati prej disa vitesh por që përfundoi dhe secili nga ish-partnerët pa jetën e tij. Së fundmi, pas martesës së Robinit me Marigonën surpriza vjen nga Heidi. Bukuroshja është bërë edhe nënë e një djali 2 muaj më parë.

Pak pasi zbuloi këtë lajm, Heidi Lushtaku është martuar me futbollistin e njohur turk, Merih Demiral. Lajmin e ka zbuluar vetë modelja shqiptare përmes bios në rrjetin e saj social Instagram. Ajo ka bërë ndryshime në profil, ku ka shkruar: “Nënë & E martuar”.

Ajo ka vendosur gjithashtu dhe mbiemrin Demiral. Megjithatë, nuk dihet nëse dyshja e njohur kanë organizuar ndonjë ceremoni apo thjesht kanë kryer procedurat ligjore. Sipas mediave turke, 23-vjeçari Merih Demiral është njohur me Heidin në Zvicër, ku edhe jetojnë prej disa kohësh. Nuk dihet prej sa kohësh, por mesa duket futbollisti ka fituar zemrën e modeles shqiptare.