Celebrities Gossip Showbiz

Pak por e sigurt! Enca duket se nuk ka të ndalur këtë verë

Enca në fakt na ka paralajmëruar se këtë verë do të sjellë disa projekte të reja muzikore, por duket se këngëtarja do të na surprizojë shumë shpejt. Vetëm 1 javë pas publikimit të këngës “Rakia”, këngëtarja ka zbuluar për ndjekësit e saj në një story në Instagram se shumë shpejt do të lançojë jo një, por plot dy këngë të reja.

Enca nuk ka dhënë më shumë detaje, tani vetëm na mbetet të presim ditën e publikimit të tyre.

Teksa, kujtojmë se kënga e fundit e këngëtares “Rakia” u përfol shumë në media, jo vetëm prej veshjes dhe kërcimit provokues që jemi mësuar tanimë nga Enca, por dhe skenave erotike me ish- konkurrentin e “Për’puthen”, Beart Rexhepin. Në klip shfaqet këngëtarja duke “kalëruar” modelin në pozicione shumë ‘hot’.

Enca, gjithashtu vetëm para pak ditësh ka hedhur një postim ‘thumbues’ ndaj ish- miqve të saj duke i krahasuar me një gjarpër të madh të cilin këngëtarja e mbante në kurriz. Nuk dihet se për kë nga miqtë e saj e ka këngëtarja, megjithatë kjo video ishte me të vërtetë thumbuese.