Lifestyle

Pak vaj luledielli në lavamanin tuaj dhe do të habiteni me rezultatin!

Në mënyrë që të mbroheni nga aromat e pakëndshme të gypave shkarkues, me rastin e kthimit nga udhëtimi, është mirë që para se të dilni nga shtëpia në çdo gyp të hidhni pak vaj ulliri. Uji në gypa formon një “shtrat”, i cili me rastin e përdorimit të përditshëm pengon aromat e pakëndshme të përhapen.

Megjithatë, nëse çezmat nuk i përdorni, uji i cili ka mbetur në gypa me kalimin e kohës do të avullojë dhe do të fillojë të ndihet aroma e pakëndshme e kanalizimit. Hidraulikët këshillojnë që, para se të niseni në udhëtim, në çdo gyp shkarkues të hidhni pak vaj dhe në këtë mënyrë nuk do të përballeni me situata të pakëndshme që mund t’ju ndodhin nëse nuk jeni në shtëpi.

Askujt nuk i pëlqen të merret me një tualet të bllokuar, kështu që më mirë tregohuni më të kujdesshëm me ato që hidhni në tualet. Kushdo që ka përvojë në mirëmbajtjen e hidraulikës dhe kanalizimeve do t’ju këshillojë që pecetat e lagura, të cilat nuk prishen aq lehtë në linjat e kanalizimeve si letra e zakonshme e higjienës, janë në fakt shkaku kryesor i bllokimit të kanalizimeve që mund të shkaktojnë dhimbje koke për pronarët e shtëpive.

Tualeti është një nga dhomat e shtëpisë që vitet e fundit i është nënshtruar shumë ndryshimeve. Një herë e një kohë konsiderohej si dhomë shërbimesh, ndërkohë që sot është bërë një zonë relaksi dhe pothuajse SPA. Për këtë arsye markat e arredimit për tualete kanë vendosur të zhvillohen duke u bërë më praktike dhe funksionale, si dhe duke ofruar mobilje për gustot dhe nevojat e të gjithëve. Zbuloni disa gabime që nuk duhen bërë në mënyrë që të shfrytëzoni maksimalisht tualetin që keni.